Sherr mes kushërinjve në Cakran, babë e bir dhunojnë të afërmin me sende të forta

Një konflikt i çastit mes kushërinjve ka përfunduar në dhunë fizike në Cakran të Fierit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, ku 37-vjeçari Miri Sulaj, në bashkëpunim me djalin e tij, kanë goditur me sende të forta 44-vjeçarin Eduard Sulaj, kushëririn e tyre të parë.
Si pasojë e dhunës, 44-vjeçari ka pësuar dëmtime të shumta trupore dhe fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore të Cakranit. Për shkak të gjendjes së rënduar, ai është transferuar më pas në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Pas ngjarjes, babë e bir janë larguar nga vendi i konfliktit, por janë kapur disa orë më vonë nga forcat e Policisë së Fierit dhe patrullat “Shqiponja”. Të dy janë shoqëruar në komisariat, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.