Kosova
Kryesore
SHBA konfirmon përkushtimin për njohjen e plotë të Kosovës në OKB, kërkon mbylljen e misionit UNMIK

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidentja e Kosovës zhvilloi një takim me Ambasadoren amerikane në Kombet e Bashkuara, Dorothy Camille Shea. Në një njoftim zyrtar të Misionit të SHBA-së në OKB, theksohet se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Kosovën si partner strategjik dhe janë të përkushtuara fuqimisht për njohjen e plotë të saj brenda Kombeve të Bashkuara.
“Në këtë moment, është koha për të mbyllur misionin e UNMIK-ut dhe për të avancuar më tej praninë dhe sovranitetin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Ky qëndrim i SHBA-së vjen në një periudhë të rëndësishme për integrimin ndërkombëtar të Kosovës dhe rifillon shpresat për përparim në rrugën drejt anëtarësimit të saj në OKB.