Kosova
Kryesore

SHBA kërkon stabilitet në Kosovë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik

Diplomatja amerikane Anu Prattipati, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, ka theksuar nevojën për paqe dhe stabilitet në Kosovë, si parakusht për forcimin e marrëdhënieve ekonomike me Shtetet e Bashkuara. Në një intervistë për Gazetën Express, ajo paralajmëroi se veprimet që rrisin tensionet, si mbyllja e institucioneve paralele serbe pa koordinim me komunitetet, pengojnë bashkëpunimin produktiv mes dy vendeve.

“Për të arritur prosperitetin e përbashkët, ne dhe populli i Kosovës kemi nevojë për paqe dhe stabilitet”, tha Prattipati. Ajo shtoi se çdo ndryshim në statusin e institucioneve paralele duhet të bëhet me koordinim të plotë me komunitetin serb dhe përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Diplomatja amerikane theksoi se Kosova duhet të krijojë një ambient të përshtatshëm për investime amerikane, duke kujtuar edhe vizitën e fundit të zyrtarit të Byrosë së Çështjeve Ekonomike, Brendan Hanrahan, i cili inkurajoi qeverinë të përmirësojë kushtet për bashkëpunim ekonomik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button