Rajoni

Serbia reagon pas arrestimit të zyrtarit serb në Kosovë, Djuric kontakton Guterresin

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Djuric, ka ndërmarrë hapa diplomatikë pas arrestimit të Igor Popovic, bashkëpunëtor i ngushtë i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic.

Djuric ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për të shprehur shqetësimin e Beogradit lidhur me arrestimin e Popovic në pikën kufitare në Brnjak.

Sipas deklaratës së lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, Djuric ka theksuar se arrestimi i zyrtarit serb për shkak të deklaratave të tij, ku e quajti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “terroriste” gjatë një vizite në një fshat të Rahovecit, përbën “një përpjekje të rrezikshme për të frikësuar komunitetin serb dhe për të minuar dialogun” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Popovic u arrestua nën dyshimet për nxitje të urrejtjes ndëretnike, ndërsa autoritetet kosovare nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me këtë zhvillim.

Ngjarja pritet të ndikojë në tensionet e vazhdueshme mes dy vendeve dhe në rrjedhën e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button