Seancë gjyqësore ndaj të dyshuarit për krime lufte në Vushtrri

Sot zhvillohet seanca gjyqësore ndaj të dyshuarit me inicialet S.S., i akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile gjatë konfliktit në Kosovë, konkretisht në Komunën e Vushtrrisë.
S.S. u arrestua nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Merdarë, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ai u ndalua për 48 orë nën dyshimin për përfshirje në veprime që përbëjnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe ligjeve ndërkombëtare të luftës.
Sipas njoftimit zyrtar, S.S. dyshohet se gjatë luftës së fundit ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” në Komunën e Vushtrrisë. Seanca e sotme do të vendosë mbi hapat e mëtejshëm ligjor ndaj të dyshuarit.