Kosova

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet sonte në orën 20:00, pas alarmit për bombë

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte paraparë të mbahej sot në orën 11:00, është shtyrë për në orën 20:00 të mbrëmjes.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat Sekretari i Kuvendit, Arben Loshi, i cili tha se pas alarmit për bombë në ambientet e Kuvendit, seanca do të vazhdojë sonte.

“Seanca konstituive e paralajmëruar për 11:00, pas alarmit për bombë, i vazhdon punimet në orën 20:00”, tha Loshi për media.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button