Lajme

Sarandë/Vlorë – Tre ngjarje të dhunshme dhe një aksident, Policia procedon tre shtetas dhe arreston një të ri

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar, banues në Sarandë, i identifikuar si A. N. Ai dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 18:00, në lagjen nr. 1 të qytetit, ka goditur me grushte shtetasin O. B., 22 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë. Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta dhe në ngjarje ka qenë i përfshirë edhe një shtetas tjetër, për të cilin vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen. I riu i dhunuar është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Ndërkohë, në Vlorë, Policia ka nisur procedimin penal ndaj shtetasit A. M., 42 vjeç, i cili ka goditur me grusht në fytyrë shtetasin F. L., 25 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”.

Gjithashtu, në Himarë, një aksident rrugor ka përfshirë një të moshuar. Shtetasi A. K., 34 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar një 84-vjeçar, banues në Himarë. Fatmirësisht, i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të gjitha materialet hetimore janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button