KryesoreLajme
Kryesore

Samiti në Tiranë/ Rama në gjunjë para Melonit, përqafime me Ursulën, liderët e Europës rikthehen në fëmijë përmes AI

Ulja në gjunjë përpara Melonit, përshtypja e Erdogan për atletet e Ramës dhe shakatë e tij me Starmer për motin ishin disa nga momentet më të veçanta të nisjes së Samitit. Kreu i qeverisë Shqiptare I priti udhëheqësit e Evropës gjatë në shi, ndërsa në një video të gjeneruar me inteligjencë artificiale I paraqiti ata para njëri tjetrit si fëmijë. Liderët evropianë firmosën edhe yllin evropian të fushatës zgjedhore të Edi Ramës.
Shiu nuk favorizoi një pritje të gjatë në tapetin e kuq të liderëve evropianë. Edi Rama qëndroi gjatë në këmbë për të mikpritur 52 kryeministrat dhe presidentët e Samitit në sheshin skëndërbej.

Në qendrën e kryeqytetit, kartolina e parë e mirëseardhsjes ishin valltarët që kërcënin nën ritmet e muzikës popullore.

Vo“Motrës” së tij, siç ka quajtur kryeministren italiane Meloni iu ul në gjunjë.

Kancelari i ri gjerman Friedrich Merz duket se i shprehu habinë për mandatin e tij të katërt të fituar në 11 Maj.

Presidentes së Komisionit Evropian Von Der Leyen I rezervoi një pritjë të ngrohtë.

Presidentit turk Erdogan, I tërhoqën vëmendjen atletet e kryeministrit në formatin zgjedhor.

Më i heshturi, presidenti I Ukrainës dukej se ishte i përqëndruar tek negociatat për armëpushimin që po zhvilloheshin paralelisht në Turqi.

I fundit ndër liderët e samitit erdhi presidenti i Francës Emanuel Macron, nismëtari I komunitetit politik evropian, të cilit Rama i atribuoi edhe një përmirësim të motit në atë moment.

Pas shiut që i la vendin diellit, ishte momenti për të treguar të veçantat e Shqipërisë, në sallën e teatrit të operës dhe baletit e shndërruar në një hapësinore me yje…

Liderët, Rama kishte menduar ti bëjë të qeshin me imazhet e tyre si fëmijë me inteligjencën artificiale duke uruar në gjuhët e gjithsecilit – mirëserdhët në Shqipëri.

Në shtëpinë e Europës pas monumentit të Skënderbeut, ku muret ishin veshur me vizatime të fëmijëve nga gjithë Shqipëria me mesazhe për Europën, liderët para uljes në tryezën e diskutimeve, vunë firmat në instalacionin e yllit të BE-së veshur me ngjyrat kuqezi të Shqipërisë, të njëjtin që Rama përdori në fushatën e fitores së 11 majit.nesat e disa liderëve I dhanë kohë Ramës edhe për pak ushtrime relaksuese.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button