
Gazetari Genc Burimi foli në lidhje me blerjen e votave të PS gjatë zgjedhjeve të 11 majit.
Burimi u shpreh se kryeministri Edi Rama shihet si një personazh që zgjidh punë, ndërkohë që në vende të tjera të botës këto personazhe i merr drejtësia.
“Nuk ka nevojë të harxhojmë shumë kohë për këtë Samit, sepse nuk është Samiti i Shqipërisë. Ka pasur këto orët e fundit një artikull shumë pikant në Radio Televizionin Belg. Edi Rama ushtron një pushtet autoritar, që në fund i shkon për shtat mendimit. Mungesa e demokracisë në Shqipëri është çmimi ku ka munguar një stabilitet ekonomik. Kjo quhet stabilokraci.
Rama pretendon të jetë më shumë me Rusinë sesa me Perëndimin. Nëse ky është çmimi që Rama të vjedhë zgjedhjet, le të vjedhë. Duhet të jemi përpara gazetarëve. Rama sot shihet si një personazh që zgjidh punë. Në vende të tjera, këta personazhe i merr drejtësia. Shqipëria sot mbetet një vend i panjohur, sepse në momentin që fitoi PS me 50% të votave, nuk ka më debat.” – tha Burimi.