Lajme

Samiti i 6-të i Komitetit Politik Evropian në Tiranë: Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, paralajmëron rreziqet për rendin botëror

Gjatë Samitit të gjashtë të Komitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në Tiranë, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, theksoi se rendi botëror po minohet nga shumë palë, duke vënë në dukje agresionin rus kundër Ukrainës si një sulm të rëndë ndaj stabilitetit ndërkombëtar.

“Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe në kontinentin europian sërish. Kjo luftë është një sulm ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe parimeve që kemi për zemër si sovraniteti kombëtar, funksionimi i kufijve dhe integriteti territorial të vendeve tona,” deklaroi ai.

Costa gjithashtu shprehu shqetësim për situatën dramatike humanitare në Gaza, ku sipas tij, e drejta ndërkombëtare po shkelet dhe njerëzit po sulmohen me forcë të zhdrejtë.

Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe tregtar, i cili gjatë dekadave ka lidhur njerëzit dhe vendeve, por paralajmëroi se kjo ndërvarësi është përdorur edhe si instrument pushteti dhe presioni.

Presidenti i Këshillit Evropian theksoi se, megjithë sfidat, rendi shumëpalësh ka siguruar paqe dhe siguri në botë dhe duhet të mbrohet me përkushtim. Ai nënvizoi nevojën për unitet europian në mbështetje të Ukrainës, si dhe nevojën që Evropa të investojë më shumë në mbrojtje, pasi “paqja pa mbrojtje është iluzion”.

Në lidhje me Lindjen e Mesme, Antonio Costa tha se Evropa duhet të krijojë kushtet për paqe, përndryshe do të cenojë jo vetëm sigurinë e vet, por edhe autoritetin e saj ndërkombëtar.

Presidenti i KE-së theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e thellimit dhe zgjerimit të rrjeteve të tregtisë botërore, duke shmangur proteksionizmin dhe duke forcuar partneritetet.

Duke përmendur angazhimin e Bashkimit Evropian për të mbrojtur rendin shumëpalësh, ai nënvizoi rëndësinë e respektimit të Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike, mbrojtjen e oqeaneve si një pasuri globale, si dhe rolin e fortë mbështetës të BE-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“BE është gati të luajë këtë rol të plotë në këtë Europë të re dhe në këtë botë të re, duke punuar ngushtë me të gjithë partnerët tanë europianë. BE-ja e re do të jetë partner i besueshëm për integrimin evropian, bashkëpunimin në fushën e energjisë, sigurisë dhe mbrojtjes,” përfundoi Antonio Costa.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button