Lajme

Samiti Brdo-Brijuni do të mbahet në Durrës, me fokus në integrimin europian të Ballkanit Perëndimor

Samiti i radhës i nismës rajonale Brdo-Brijuni do të zhvillohet të hënën në Durrës të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e presidentes së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar. Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Presidentes sllovene, sipas mediumit “STA”.

Në këtë takim pritet që udhëheqësit e vendeve pjesëmarrëse të diskutojnë mbi perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, si dhe të analizojnë planin e Bashkimit Europian për rritjen ekonomike në rajon.

Samiti Brdo-Brijuni është një nismë politike rajonale që ka për qëllim përshpejtimin e procesit të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre.

Kjo nismë u krijua në vitin 2010 nga Sllovenia dhe Kroacia, duke marrë emrin nga dy vendet ku u zhvilluan takimet e para – Brdo pri Kranju në Slloveni dhe Brioni në Kroaci.

Në samit marrin pjesë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, së bashku me Slloveninë dhe Kroacinë, që janë tashmë anëtare të Bashkimit Europian.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button