KryesoreLajme
Kryesore

Sami Neza: Komisioni Europian dhe Yuri Kim kanë mbështetur në mënyrë të padrejtë qeverinë Rama

Gazetari Sami Neza, u shpreh se në dy raste gjatë fushatës, Komisioni Europian e mbështeti në mënyrë të padrejtë.

Gjatë diskutimit, Neza nga ana tjetër tha se, mediat e vendeve të ndryshme në SHBA dhe BE kanë ngritur alarmin për qeverisjen e Edi Ramës.
‘Mediat, amerikane, gjermane, italiane kanë pasur artikuj për Shqipërinë.

Gjatë viteve të fundit kemi parë një neglizhencë të institucioneve ndërkombëtare ndaj gjendjes në Shqipëri, të paktën deri para 1 viti, kur u arrit stabiliteti në PD dhe pati një fushatë të organizuar të PD-së për të treguar realitetin shqiptar, institucionet evropiane sidomos nuk e kanë pasur vëmendjen e duhur.

Edhe në raport me Departamentin e Shtetit, ku ne kemi qenë kritik me të. Nëse ne kemi pasur një ambasadore amerikane, Yuri Kim, komplet të afiluar me qeverinë, raportet e DASH ishin në tekstin e opozitës, nga fillimi deri në fund.

Ka ngelur i vetmi shteg media. Të paktën tani për tani, sepse gjërat në politikë ndryshojnë shumë shpejt.

Përgjatë fushatës elektorale kemi të paktën dy raste të qarta fare, ku Komisioni Europian ka mbështetur indirekt qeverinë.

Së pari, mbështeti me faktin se nuk reagoi për logon, debat i cili ka qenë para dy javësh, që kur doli logo e samitit, dhe së dyti me miratimin e hapjes së negociatave për 8 kapituj të rinj.

Por ne duhet të jemi të qartë se Edi Rama e përdor këtë për të ndërtuar kontekstin, që mban gjallë mekanizmin, të frymëzojë mekanizmin e vet për të mbledhur vota, në mënyrë të paligjshme, në kundërshtim me ligjin’, tha Sami Neza në SYRI TV.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button