
Kandidati për deputet i PD-ASHM, Salvador Kaçaj, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes socialiste.
I ftuar në News24, Kaçaj e cilësoi zonën e Laprakës si një vend në “gjendje të mjerueshme”, duke theksuar mungesën e ujit të pijshëm, mbeturinat dhe problemet me legalizimet.
Sipas Kaçajt, 90 përqind e banesave në këtë zonë janë të palegalizuara dhe qeveria i ka mashtruar qytetarët për tre mandate me radhë. Ai gjithashtu hodhi poshtë sondazhet që favorizojnë socialistët, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të manipuluara. “Socialistët nuk kanë program, ndërsa Lapraka është si Kandahari – dhe jo vetëm ajo, por e gjithë Tirana dhe Shqipëria ndodhen në gjendje të ngjashme,” tha Kaçaj.
Kaçaj: Ne duam të largojmë banditin Rama. Në Laprakë është Kandahar. 90 përqind e shtëpive janë të palegalizuara. Rama i ka gënjyer për tre mandate dhe kjo nuk duhet të ndodhë më. Socialistët nuk kanë program. Në sondazhe, edhe Kamala Harris ishte 10 pikë përpara e sërish humbi. Sondazhi është i rremë, sidomos nԯ Shqipëri. Lapraka nuk ka ujë të pijshëm, blejnë ujë me bote. Janë mal mbeturinat në Laprakë, por si Lapraka është gjithë Tirana e Shqipëria.