Lajme

Sali Berisha nis fushatën zgjedhore me takimin në Brescia: “Koha për ta bërë Shqipërinë madhështore”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore me një takim të rëndësishëm me shqiptarët që jetojnë në Itali. Sot, në ora 16:00, Berisha do të zhvillojë një tubim në qytetin Brescia, ku pritet të prezantojë programin elektoral dhe të ftojë bashkatdhetarët që të votojnë për ndryshimin më 11 maj.

Mbrëmjen e djeshme, lideri demokrat u prit me entuziazëm në aeroportin e Veronës nga dhjetëra mbështetës, të cilët i dhanë një mirëseardhje të ngrohtë.

Takimi në Brescia është i pari në kuadër të fushatës së tij zgjedhore, ku Berisha do të prezantojë “paketën e dhembshurisë” – një program që premton zhdukjen e varfërisë ekstreme brenda 100 ditëve të para të qeverisjes dhe rikthimin e shpresës pas, siç tha ai, 12 viteve të vështira nën qeverisjen e Edi Ramës.

Duke filluar nga e hëna, shqiptarët që jetojnë në Itali dhe Greqi do të jenë të parët që do të marrin fletët e votimit, duke pasur mundësinë të votojnë më herët se bashkëatdhetarët e tyre në vendlindje.

Berisha pritet të zhvillojë edhe takime të tjera me diasporën në ditët në vijim, në kuadër të një fushate që synon rikthimin e Partisë Demokratike në pushtet.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button