Lajme

Sali Berisha mbyll sot fushatën elektorale me dy takime në Korçë dhe Elbasan

Kreu i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, do të mbajë sot dy takimet përmbyllëse të fushatës elektorale të koalicionit PD-ASHM, në dy nga qytetet më të rëndësishme të vendit: Korçë dhe Elbasan.

Sipas njoftimit zyrtar, takimi i parë do të zhvillohet në Korçë në orën 17:00, ndërsa ai i dytë do të mbahet në Elbasan në orën 19:30, ku Berisha do të mbajë edhe fjalimin përmbyllës të fushatës së tij.

Të dy aktivitetet do të jenë të organizuara me regji dhe sinjali për media do të shpërndahet pak para fillimit të tyre.

Këto takime shënojnë fundin e fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj në koalicionin PD-ASHM, përpara ditës së votimit.17:00

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button