Kosova

Sadik Maqedonci – Ekspertiza 40-vjeçare në shërbim të turizmit, hotelerisë dhe arsimit profesional

Iniciativa Qytetare "Prishtina në dorën tënde"- PDT 

Sadik Maqedonci, emër i njohur në sektorin e turizmit dhe hotelerisë në Kosovë, vjen në zgjedhjet lokale si kandidat për Asamblenë e Prishtinës në kuadër të lëvizjes qytetare “Prishtina në Dorën Tënde”. Me mbi 40 vite përvojë profesionale, ai aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit në Odën e Hotelerisë dhe Turizmit, ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e standardeve të këtij sektori jetik për ekonominë vendore.

Por kontributi i tij nuk ndalet aty. Sadiku është një nga figurat kyçe në hartimin dhe zbatimin e sistemit dual të arsimit profesional në Kosovë, veçanërisht në profilet “Kuzhinier” dhe “Asistent i Mikpritjes Hoteliere”. Falë angazhimit të tij, shumë të rinj dhe të reja kanë pasur mundësi të përfitojnë nga ky model arsimor që lidh teorinë me praktikën, duke u përgatitur realisht për tregun e punës në sektorin e turizmit dhe gastronomisë.

Ai beson se kryeqyteti i vendit ka potencial të jashtëzakonshëm turistik, por që vazhdon të mbetet i pashfrytëzuar për shkak të mungesës së vizionit institucional, planifikimit strategjik dhe bashkëpunimit të mirëfilltë mes sektorëve publik dhe privat. Prishtina ka nevojë për më shumë investime në turizëm urban, promovim të trashëgimisë kulturore dhe për një infrastrukturë mikpritëse moderne, ku qytetari dhe vizitori të jenë në qendër të vëmendjes.

Sadik Maqedonci sjell në këtë garë jo vetëm përvojën dhe njohuritë profesionale, por edhe një përkushtim të dëshmuar për zhvillimin ekonomik përmes edukimit dhe turizmit të qëndrueshëm. Ai përfaqëson zërin e ekspertizës që i mungon shpesh vendimmarrjes lokale.

👉 Voto 165.
👉 Voto Sadik Maqedonci Nr. 4 .
👉 Voto për kryeqytetin e qytetarëve të saj!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button