Kosova

Rubin: Thaçi u akuzua në kohën kur po bënte marrëveshjen me Serbinë

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka konfirmuar në Gjykatën Speciale se në një intervistë të dhënë në korrik të këtij viti kishte deklaruar se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u akuzua pikërisht në kohën kur po punonte për një marrëveshje me Serbinë.

Rubin tha se Gjykata Speciale për Kosovën është shembulli i drejtësisë ndërkombëtare që ka dalë jashtë kontrollit.

“Po tani tribunali i Kosovës është shembulli i drejtësisë ndërkombëtare që ka dalë jashtë kontrolli. Krijuan një çështje të pabazë për drejtuesin e çështjeve të Kosovës dhe e kanë akuzuar në momentin që po krijonte marrëveshje paqeje me Serbinë, e futën në burg. Ka qenë në burg për katër vite e më shumë por nuk janë në gjendje as t’i mbledhin të gjitha provat bashkë që tri vite e gjysmë sepse po shpikin ligjin”, u shpreh Rubin.

Dëshmitari tha se i kujtohej që kishte dhënë këto deklarata, ndërsa pjesë të videos u pranuan edhe si prova materiale nga trupi gjykues.

Me këtë u përmbyllën pyetjet e Prokurorisë për Rubin, megjithëse prokurori Pace shtoi se mund të ketë pyetje shtesë nëse dalin çështje të reja nga deklaratat e dëshmitarëve të tjerë të mbrojtjes.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button