Kosova

Rubin: SHBA diskutoi armatosjen e UÇK-së, por e refuzoi për mungesë kontrolli dhe strukture

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ka zbuluar se administrata e Bill Clintonit kishte zhvilluar diskutime të brendshme për mundësinë e armatosjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Rubin tha se, në atë kohë, ishte bërë një vlerësim i plotë mbi strukturën dhe funksionimin e UÇK-së, por vendimi përfundimtar i Shteteve të Bashkuara ishte kundër furnizimit me armë.

“Po bënim një gjykim sa i përket argumentit për armatosjen apo jo të UÇK-së. Dhe, ne kemi thënë se kjo nuk është ide e mirë, sipas nesh, sepse nuk ekziston një strukturë e mirëfilltë politike, ose nuk ka kontroll efektiv”, tha Rubin.

Ai shtoi se administrata amerikane besonte se UÇK-ja nuk kishte një komandë dhe kontroll të konsoliduar.

“Nuk kishim mundësi t’iu thoshim luftëtarëve se nuk ju japim armë, sepse ju nuk jeni të organizuar. Por ne bëmë gjykimin tonë më të mirë dhe vlerësuam se nuk kishte kontroll dhe komandë efektive në UÇK”, u shpreh Rubin.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button