Kosova

Rubin: Nuk ka dijeni për kërcënim fizik nga Thaçi ndaj Surroit dhe Goranit

Në ditën e tretë të dëshmisë në Hagë, James Rubin, ish-ndihmës i Sekretarit amerikan të Shtetit, u pyet nëse Hashim Thaçi kishte kërcënuar Veton Surroin dhe Dukagjin Goranin gjatë negociatave për marrëveshjen e Rambujesë. Rubin tha se nuk është në dijeni të ndonjë kërcënimi fizik, duke theksuar se duhet bërë dallimi mes kërcënimit fizik dhe atij moral.

Dëshmitari u shpreh se kishte dijeni për presion ideologjik për ose kundër pavarësisë, duke përmendur edhe raste të tjera kur Thaçi ishte kërcënuar, përfshirë nga Madeleine Albright dhe Adem Demaçi. Rubin tha se nuk njihte Goranin, por e njihte vetëm Surroin.

Gjatë seancës, trupit gjykues iu prezantua një dokumentar i BBC-së dhe u diskutuan transkriptat e incizimeve të 3 shtatorit 2023 nga objekti i paraburgimit, të cilat u pranuan si prova materiale pas riklasifikimit të disa dokumenteve si publike.

Të gjithë të akuzuarit ishin të pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit, si edhe gjatë dy ditëve të mëparshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button