Kosova
Kryesore

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj 32 personave për dëmtim të institucioneve financiare në vlerë 300 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 32 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale që kanë shkaktuar dëme në vlerë prej rreth 300 mijë euro në katër institucione financiare/bankare.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit akuzohen për “hyrje në sisteme kompjuterike” sipas nenit 327 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), “falsifikim të dokumenteve” sipas nenit 390, si dhe për “lëshim të çekëve pa mbulesë ose të rremë” dhe “keqpërdorim të kartelave bankare apo të kreditit” sipas nenit 301 të KPRK-së.

Prokuroria ka theksuar se gjatë hetimeve është vërtetuar se aktivitetet kriminale të të pandehurve kanë dëmtuar katër institucione financiare, ndërsa pas ndërhyrjes së autoriteteve është ndalur shkaktimi i dëmeve të mëtejshme.

Hetimet kanë konfirmuar dëmin prej 300 mijë eurosh, i cili ishte shkaktuar para se rastet të raportoheshin në Polici dhe Prokurori.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button