Kosova

Rritje pagash për shërbyesit publikë – ekzekutohen +55 euro nga Ministria e Financave

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e udhëhequr nga Hekuran Murati ka njoftuar se janë ekzekutuar pagat me rritje prej 55 euro për shërbyesit publikë. Kjo është faza e dytë e rritjes vjetore prej 110 euro që është miratuar më herët nga Qeveria e Kosovës.

Sipas njoftimit, përfitues të kësaj rritjeje janë 84,230 shërbyes publikë në organizatat buxhetore të vendit.

“Ekzekutohen pagat me rritje +55 euro për shërbyesit publikë. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se sot janë ekzekutuar pagat me rritje prej +55 euro për 84,230 shërbyes publikë nëpër organizatat buxhetore. Kujtojmë se kjo është faza e dytë e rritjes vjetore prej 110 euro, e ndarë në dy pjesë: +55 euro nga janari 2025 dhe +55 euro nga korriku 2025”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Ministria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e politikave që synojnë përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Ky vendim për rritje të pagave ishte marrë nga Qeveria në tetor të vitit të kaluar, ndërsa ministri Murati kishte folur edhe më herët për këtë çështje, duke paralajmëruar implementimin e kësaj mase në dy faza.

Rritja e fundit vjen në një periudhë me sfida ekonomike dhe synon të lehtësojë barrën financiare të punonjësve në sektorin publik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button