Rritet numri i të prekurve nga kanceri në Kosovë

Numri i personave të prekur nga kanceri në Kosovë ka shënuar rritje gjatë këtij viti. Vetëm në nëntëmujorin e parë të vitit 2025 janë regjistruar mbi 1 mijë raste të reja, kryesisht me kancer të gjirit dhe të mushkërive.
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi, ka bërë të ditur për “Front Online” se në regjistrin klinik janë evidentuar rreth 1,640 raste të reja me kancer, një numër pothuajse i njëjtë me atë të vitit 2024.
“Sipas të dhënave tona, dominon kanceri i gjirit tek femrat dhe ai i mushkërive dhe kolorektali tek meshkujt”, deklaroi Kurtishi.
Ai shtoi se grupmoshat më të prekura janë 50–60 vjeç, ndërsa po vërehet një rritje e rasteve edhe në moshat 40–50 vjeç, si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt.
Sa i përket trajtimit jashtë vendit, drejtori Kurtishi tha se gjatë nëntëmujorit të këtij viti vetëm një rast është referuar për kurim jashtë Kosovës.
Të dhënat tregojnë se sëmundjet kancerogjene po prekin një numër gjithnjë e më të madh qytetarësh, duke theksuar nevojën për kontrolle të rregullta dhe parandalim në kohë.



