Kosova

Rriten rastet e parave të falsifikuara në Kosovë, 473 raste të raportuara vetëm deri në gusht

Rastet e shpërndarjes së parave të falsifikuara në Kosovë po shënojnë rritje të ndjeshme. Qytetarët pothuajse çdo ditë raportojnë në polici se kanë hasur në para false gjatë transaksioneve të tyre të përditshme.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm nga muaji janar deri në fund të gushtit 2025 janë iniciuar gjithsej 473 raste të falsifikimit të parave.

“Për periudhën kohore Janar-Gusht 2025, numri i rasteve nga vepra penale ‘Falsifikim i parasë’ është gjithsej 473 raste”, thuhet në përgjigjen e Policisë për “Front Online”.

Autoritetet kanë apeluar te qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë pranimit të parave dhe të raportojnë menjëherë rastet e dyshimta, me qëllim që të parandalohet përhapja e mëtejme e tyre.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button