Lajme

Rrëmbimi i 29-vjeçares në Tiranë, detaje të reja dalin në dritë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku 29-vjeçarja është rrëmbyer nga një individ i njohur në rrjetet sociale. Autori, i identifikuar si Jurgen Shima, kishte bërë njohje me viktimën nëpërmjet internetit dhe pas disa bisedash, ata kishin planifikuar një takim.

Sipas burimeve, ata u takuan në Tiranë dhe konsumuan darkë. Pas darkës, Shima i ka propozuar vajzës të shkojë në shtëpinë e tij, por 29-vjeçarja e ka refuzuar. Pavarësisht kundërshtisë së saj, ai e ka marrë me forcë dhe e ka çuar drejt Lushnjës, duke e mbajtur atë të detyruar brenda makinës së tij.

Në gjatë rrugës, viktima ka tentuar disa herë të hidhet nga makina për të shpëtuar, por autori ka reaguar me dhunë dhe e ka goditur me shpullë. Sipas raportimeve, kur vajza ka refuzuar ashpër shoqërinë e tij, Shima e ka kthyer dhe ka lënë në Tiranë, duke e lënë jashtë banesës së saj.

Policia ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje të dyshuarin. Ndërkohë, për ngjarjen janë ngritur dyshime për dhunë dhe tentativë për rrëmbim, ndërsa autoritetet janë duke vlerësuar më tej rrethanat e ngjarjes.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button