Kosova

Rohde mbështet qëndrimin e BE-së: Ndërhyrja në drejtësi, e papranueshme

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas deklaratës së shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Ario Orav, i cili e quajti të papranueshme ndërhyrjen e Qeverisë në sistemin e drejtësisë, pas vendimit të Gjykatës Supreme.

Rohde ka shprehur mbështetje të plotë për qëndrimin e Orav-it, duke e quajtur shqetësues sulmin ndaj gjyqtarëve dhe ndërhyrjet politike në gjyqësor.

“Mbështetje e plotë për qëndrimin e Ambasadorit të BE-së! Sulme të tilla kundër gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë absolutisht të papranueshme. Është më e pakta që i duhet këtij vendi në këtë situatë politike tashmë të vështirë,” ka shkruar Rohde në platformën X (ish-Twitter).

Deklarata e tij vjen në kohën kur tensionet politike në vend janë rritur pas një sërë reagimesh të zyrtarëve qeveritarë ndaj një vendimi të Gjykatës Supreme që shpalli të paligjshëm një udhëzim administrativ të Qeverisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button