Rajoni
Rihapet rruga për kamionët drejt Maqedonisë së Veriut

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga në drejtim të Maqedonisë së Veriut është liruar për qarkullim të kamionëve.
“Ju njoftojmë se është liruar rruga për qarkullim të gjithë kamionëve në drejtim të RMV-së”, thuhet në njoftim.
Kjo vjen pas bllokimit të përkohshëm që ishte shkaktuar për shkak të një zjarri afër tunelit në territorin e Maqedonisë së Veriut.