Rajoni

Rezultatet e para të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut: VLEN kryeson në shumicën e komunave shqiptare

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar shumicën e votave në komunat shqiptare, ndërsa në disa prej tyre pritet të zhvillohet balotazh.

Sipas rezultateve të para, koalicioni VLEN ka siguruar fitore të rëndësishme në disa komuna që në raundin e parë, ndërsa koalicioni AKI, i udhëhequr nga BDI, ka fituar në disa të tjera pa balotazh.

Fitoret e VLEN-it në rrethin e parë:

  • Çair: Izet Mexhiti
  • Haraçinë: Daut Beqiri
  • Tearcë: Daut Memishi
  • Saraj: Muhamed Elmazi

Fitoret e AKI-së (BDI-së):

  • Likovë: Erkan Arifi
  • Pllasnicë dhe Çashkë – fitore pa balotazh

Rezultatet e para në komunat kryesore:

  • Tetovë: Bilall Kasami kryeson, shkon në balotazh me Bajram Rexhepin
  • Bogovinë: Feti Abazi (VLEN) fitues
  • Bërvenicë: Haqim Ramadani (VLEN) në rreth të dytë me Jovica Ilievskin (OBRM-PDUKM)
  • Vrapçisht: zgjedhjet dështojnë për shkak të mosarritjes së censusit
  • Gostivar: Valbon Limani (AKI) fitues
  • Dibër: prinë Fisnik Mela (VLEN)
  • Zhelinë: Blerim Sejdiu (VLEN) fitues
  • Kërçovë: Aleksandar Jovanovski (OBRM-PDUKM) në balotazh me Fatmir Deharin (AKI)
  • Strugë: Mendi Qyra në balotazh me Arsim Dalipin (AKI)
  • Studeniçan: Azem Sadiku (i pavarur) në rreth të dytë me Ejup Abazin (BDI)

Këto janë rezultatet paraprake të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe të konfirmuara pjesërisht nga vetë partitë politike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button