Sport

Rey Manaj, hero i kuqezinjve: Festimi me shqiponjë mund t’i kushtojë nga FIFA

Rey Manaj është kthyer në një hero për çdo tifoz kuqezi në mbarë botën pas golit të tij vendimtar ndaj Serbisë, që i dhuroi Shqipërisë një fitore historike dhe të paharrueshme.

Sulmuesi kuqezi nuk ngurroi të festonte me shqiponjën dykrenare, simboli ynë kombëtar, duke reflektuar krenarinë shqiptare. Festa e Manajt ishte e pasur me emocione dhe për tifozët shqiptarë një gjest i natyrshëm, por kjo nuk shihet me të njëjtin sy nga FIFA.

Gjyqtari e ndëshkoi me karton të verdhë, por Manaj deklaroi pas ndeshjes se edhe nëse do të shënonte 100 gola, gjithmonë do të festonte me shqiponjë.

Sipas artikullit 14 të rregullores së FIFA-s, sulmuesi mund të përballet me një proces disiplinor. Ndëshkimi mund të variojë nga një ndeshje pezullim, deri në 10 ndeshje, plus gjobë, nëse festiviteti i Manajt konsiderohet sjellje fyese dhe denigruese mbi baza raciste, raporton Balkan Web.

Megjithatë, për tifozët kuqezi, ai gol dhe mënyra e festimit mbeten momenti më i bukur i asaj mbrëmjeje — një simbol krenarie kombëtare që nuk perceptohet në të njëjtën mënyrë në zyrat e FIFA-s.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button