Lajme

Reshje dëbore të dendura në Korçë, autoritetet u kërkojnë qytetarëve të kufizojnë lëvizjet

Qarku i Korçës është përfshirë pasditen e sotme nga reshje të dendura shiu dhe dëbore, duke sjellë vështirësi në disa akse rrugore kryesore

Autoritetet janë në terren, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe shmangie të lëvizjeve të panevojshme, ndërsa borëpastrueset po punojnë për të mbajtur të hapura të gjitha rrugët e zonës.

I gjithë Qarku Korçë, mbazdite e sotme është përfshirë nga reshje shiu dhe bore 🌧️🌧️❄️🌨️.

Në akset Qafë Thanë-Pogradec- Korçë, dhe Korçë- Qafa e Qarrit- Ersekë, Qafa e Zvezdës- Pustec, dhe në fshatrat Voskopojë dhe Dardhë vazhdojnë të bien reshje bore 🌨️🌨️me indesitet të lartë, dhe nuk kanë probleme, për qarkullimin e mjeteve, pavarsisht prezencës së borës.

Akset Korçë-Bilisht- Kapështicë dhe Maliq-Moglicë aktualisht janë të përfshira nga reshje shiu🌧️🌧️.

👮‍♂️👮🏼‍♂️Shërbimet e Policisë janë në gadishmëri në të gjitha akset rrugore, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve, në rrast nevoje.

Borëpastruset janë në terren, për të mundësuar kalimin pa probleme në të gjitha akset rrugore.

Policia e Korçës iu bën thirje të gjithë përdoruesve të rrugës, që të shmangin lëvizjen e panevojshme në rrugë, të jenë të kujdeshëm, dhe në rast emergjence të kërkojnë ndihmën e policisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button