Sport

Real Madridi publikon çmimet e biletave për “El Clásicon”: deri në 465 euro, zonat VIP shkojnë në 990 euro

Më pak se dhjetë ditë para “El Clásicos” së parë të sezonit, Real Madridi ka shpallur çmimet e biletave për ndeshjen kundër Barcelonës që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

Sipas njoftimit të klubit madrilen, biletat tashmë janë të disponueshme, por çmimet nuk janë për të gjithë xhepat. Çmimi më i lirë është 135 euro, ndërsa më i shtrenjti arrin në 465 euro – një rekord për vitet e fundit. Ndërkohë, për zonat VIP, çmimet nisin nga 990 euro.

Real Madridi do të ndjekë procedurën e zakonshme të shitjes: mbajtësit e biletave sezonale përfitojnë një zbritje prej 20% dhe mund të blejnë që nga e premtja, 17 tetor, në orën 12:00. Tifozët premium mund të blejnë nga e hëna, 20 tetor, në orën 10:00, ndërsa publiku i gjerë do të ketë mundësi të martën, 21 tetor, në të njëjtën orë – nëse mbeten bileta deri atëherë.

Krahasuar me ndeshjen ndaj Juventusit, ku biletat varionin nga 75 deri në 440 euro për zonat VIP, çmimet për përballjen me Barcelonën janë dukshëm më të larta, duke reflektuar interesin dhe rëndësinë e këtij superdueli botëror.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button