Kosova

Rashiq: Do ta votoja Fatmir Limajn për kryetar Kuvendi nëse propozohet nga Vetëvendosje

Deputeti serb Nenad Rashiq ka deklaruar se do ta mbështeste kandidaturën e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, për postin e kryetarit të Kuvendit – nëse emri i tij do të propozohej nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deklarata e Rashiq erdhi pas dështimit të 50-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Nëse propozohet nga ana e partisë fituese, në këtë rast Vetëvendosja – po”, theksoi Rashiq.

Kuvendi po vazhdon të mbetet i pakonstituuar për shkak të mungesës së marrëveshjes për zgjedhjen e kryetarit të tij.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button