Bota

Raportohet se Irani do ta hapte Hormuzin 30 ditë pas arritjes së marrëveshjes së paqes

Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë duke diskutuar një plan për hapjen e Ngushticës së Hormuzit rreth 30 ditë pasi dy vendet të kenë arritur një marrëveshje për përfundimin e armiqësive, raportoi të hënën gazeta japoneze “Nikkei”, duke cituar një burim diplomatik nga Lindja e Mesme.

Irani do ta vazhdonte heqjen e minave nga ngushtica gjatë periudhës 30-ditore pas një marrëveshjeje, pas së cilës anijet nga të gjitha shtetet do të ishin në gjendje të lundronin në mënyrë të lirshme dhe të sigurt, ndërsa Irani do ta ndërpriste grumbullimin e taksave për kalim transit, sipas gazetës japoneze.

Armëpushimi i arritur në fillim të prillit do të zgjatej për 60 ditë, ndërsa plani e përfshin mbajtjen e bisedimeve rreth programit bërthamor të Iranit gjatë pauzës dymujore, thuhet më tej në raport, transmeton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Të hënën, çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare shënuan rënie pas ringjalljes së shpresës për mundësinë e një marrëveshjeje të paqes.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button