Kosova

Krasniqi: Kurti është kombinim i sehirbazit dhe matrapazit, i rrejke edhe pleqtë nëpër oda

Kandidati për deputet PSD-së, Florin Krasniqi, ka vazhduar kritikat ndaj liderit të VV-së, Albin Kurti.

Ai ka bërë me dije se Kurti është një kombinim i sehirbazit dhe matrapazit.

Në emisionin “Click”, ai ka treguar se si lideri i mashtronte pleqtë nëpër oda.

“Ky është kombinim, se janë fjalë turqisht, seherbaz-matrabaz-gjamaza. Është kombinim fantastik i këtyre njerëzve. Ka instinkte shtazarake me i mashtru njerëzit. Kom shku me te nepër oda, qysh e nigojshin pleqtë, çka folke rrejke. Ata hapishin sytë, thojshi qysh more po i mashtron?”, ka thënë Krasniqi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button