Kosova

Ramush Haradinaj jep dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit të Kosovës

Më 19 korrik 2019, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i tij. Lajmin e bëri publik gjatë një mbledhje të rregullt të Qeverisë së Kosovës, duke sqaruar se arsyeja e këtij vendimi ishte ftesa që kishte marrë nga Dhomat e Specializuara në Hagë, për t’u paraqitur si i dyshuar.

“Kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar,” deklaroi Haradinaj, duke theksuar se nderi i postit të kryeministrit kërkon që ai të përballet me drejtësinë si qytetar i thjeshtë.

Në deklaratën e tij, ai shtoi se do të paraqitet në Hagë për intervistim dhe ritheksoi përkushtimin e tij ndaj Kosovës si shtet sovran, multi-etnik dhe me kufij të paprekshëm. Haradinaj u shpreh kundër çdo ideje për ndarje territoriale apo krijim të strukturave të ngjashme me “Republika Srpska”.

Ai theksoi se presioni ndaj Kosovës në raport me Serbinë është i padrejtë dhe se vendimi për dorëheqje është përfundimtar. Haradinaj bëri të ditur se për këtë vendim do të informonte edhe krerët e institucioneve të vendit. /KP/

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button