Lajme
Rama udhëton drejt Danimarkës për Samitin e Komunitetit Politik Europian

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të udhëtojë të mërkurën drejt Danimarkës për të marrë pjesë në takimin e radhës të Komunitetit Politik Europian, që zhvillohet në Kopenhagen.
Samiti pritet të mbledhë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe atyre partnere, ku në qendër të diskutimeve do të jenë mbrojtja e Europës, siguria në rajon si dhe zhvillimet e fundit të luftës në Ukrainë.
Një tjetër temë me rëndësi do të jetë edhe nxitja e përpjekjeve për paqen dhe stabilitetin në kontinentin europian.



