Lajme

Rama: Shqipëria ecën me ritme të shpejta drejt anëtarësimit në BE

Gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian në Kopenhagë, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po përparon me ritme të shpejta drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai nënvizoi progresin në procesin e negociatave dhe përpjekjet për të përmirësuar menaxhimin e tenderave publikë.

“Po përparojmë për të punuar me tenderat publikë. Nuk po presim për BE-në, por po vrapojmë shumë shpejt. Do të jemi gati dhe u takon të mëdhenjve të na përqafojnë e mirëpresin,” tha Rama.

Ai shtoi se Shqipëria ka përmirësuar ndjeshëm mbrojtjen kibernetike, duke u bërë një nga vendet më të forta në Europë, megjithëse ende ballafaqohet me sulme. Kryeministri theksoi rëndësinë e një plani paqeje europian dhe nevojën për të rritur bashkëpunimin dhe konvergjencën me BE-në.

“Sa më shumë të ecim në këtë drejtim, aq më mirë do të jetë, sepse të tjerët po shfaqen më të fuqishëm,” përfundoi Rama.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button