
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me biznese në rrugën e re Shëngjin-Velipojë.
Teksa heshti duke mos dhënë asnjë përgjigje për banorët e Rrjollit, Kryeministri pranoi për herë të parë para sipërmarrësve se qeveria ka gabuar me dhënien e bregdetit për investitorët strategjikë, të cilët kanë ndërtuar vila në vend të strukturave akomoduese.
‘Kemi bërë si vend shumë gabime në të shkuarën, normale, janë gabime të rritjes, i kanë bërë të gjitha vendet, nuk është se ne jemi ne të parët që i bëjmë. Kemi bërë gabime në zhvillimin e bregdetit tonë në të shkuarën pa llogaritur edhe ato furitë e ndërtimeve absurde që janë bërë në fillimet e tranzicionit’ tha Rama.