KryesoreLajme
Kryesore

Rama nga Kukësi: 7×7 nuk bëjnë 42, për Berishën janë 6 milionë – ironizon opozitën dhe flet për rritjen e punësimit

Kryesocialisti Edi Rama, është duke zhvilluar sot një takim me qytetarët në Kukës në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij, ai ironizoi Lulzim Bashën dhe Sali Berishën teksa foli për rritjen e numrit të të punësuarve gjatë mandatit qeverisës të PS. Kryesocialisti Edi Rama, është duke zhvilluar sot një takim me qytetarët në Kukës në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë fjalës së tij, ai ironizoi Lulzim Bashën dhe Sali Berishën teksa foli për rritjen e numrit të të punësuarve gjatë mandatit qeverisës të PS.

Ai tha se për Bashën 7x 7 bëjnë 42, ndërsa për Berishën 6 milionë, duke iu referuar kontratës prej 6 milionë dollarë të lobimit të PD në SHBA. Numri i të punësuarve kur ne morëm detyrën ishte 1 milionë e 23 mijë persona dhe në fund të vitit të kaluar ishte 1 milionë e 327 persona dhe janë mbi 300 mijë të punësuar. Se ka ardhur një kohë e vështirë për matematikën njëri thotë që 7 herë 7 bëjnë 42 dhe tani ka dal tjetri që thotë 7 herë 7 6 milionë’, tha ai.

Rama u ndal te besimi që, sipas tij, shumica e qytetarëve kanë te puna e qeverisë.

‘Nuk është fare çudi që si po ndodh këto javët e fundit të gjitha sondazhet na nxjerrin fitues në një avantazh me të tjerët, shumica e shqiptarëve besojnë se përmirësimi do të vijojë dhe se ekonomia e tyre do të jetë më e mirë.

Por disa të tjerë thonë se populli është i çmendur dhe nuk ndalen në një moment dhe të mendojnë se mos ndoshta janë ata që jetojnë në një pikë të shkëputur nga realiteti dhe kanë krijuar një ide dhe një imazh tek i cili besojnë vet’, tha ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button