KryesoreLajme
Kryesore

Rama në Kuçovë: Nga rrënojat te transformimi – BE gati të japë 1 miliard euro në vit pas anëtarësimit

Kreu i PS-së ka thënë se Kuçova ka qenë në vëmendjen e qeverisë së tij, ku dhe në vendin ku po zhvillohet mitingu i sotëm, ka qenë dikur një vend në rrënoja dhe sot është i transformuar. Më tej, Rama ka folur për financimet që Shqipëria do të përfitojë nga BE, si për reformat dhe për sektorin e bujqësisë në veçanti. Kryesocialisti Edi Rama vijon takimet në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit. Kreu i PS-së po zhvillon mitingun elektoral në qytetin e Kuçovës.

Rama e nisi fjalën e tij fillimisht për kërkesat që kanë ardhur nga komuniteti i Kuçovës gjatë qeverisjes së tij. Kreu i PS-së ka thënë se Kuçova ka qenë në vëmendjen e qeverisë së tij, ku dhe në vendin ku po zhvillohet mitingu i sotëm, ka qenë dikur një vend në rrënoja dhe sot është i transformuar. Më tej, Rama ka folur për financimet që Shqipëria do të përfitojë nga BE, si për reformat dhe për sektorin e bujqësisë në veçanti.

“Nuk e kemi marrë mbështetjen tuaj se e kemi fitoren në xhep. Por e kemi bërë që ta ndjejë ndryshimin që ka ndodhur në çdo vend të Shqipërisë. Ka qenë një kërkesë e juaja që ky vend ku jemi mbledhur, që të bëjmë këtë transformim kur më parë këtu kanë qenë rrënoja. Do të vazhdojmë ta mbështesim Kuçovën dhe gjithë qarkun e Beratit. Si e gjithë Shqipëria, edhe ky komunitet ka nevojë për diçka edhe më të madhe. Ajo që është më e madhe është anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Dua t’ju jap vetëm dy shifra në aspektin financiar, edhe pse nuk është më i rëndësishmi.

BE na ka mbështetur, ne kemi marrë nga BE diçka më shumë se 1 miliard euro, nga të cilat më shumë se 90 për qind janë kredi të buta. Nëse ne do të hyjmë, do të marrim 1 miliard çdo vit.

Shifra tjetër që dua t’ju jap lidhet me bujqësinë. Ne kemi ecur shumë në këtë sektor, edhe në këtë progres BE ka pasur kontributin e vet. Kemi marrë më shumë se 200 milionë euro mbështetje. Shqipëria, po anëtarësua në BE, do të marrë 300 milionë euro në vetvete; e gjitha do të jetë mbështetje dhe jo kredi.”-ka thënë Rama.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button