Rama në Forumit e Bled-it: Shqipëria ndjekës besnik i BE-së, por kërkon më shumë autonomi në ekonomi

Në Forumin Strategjik të Bled-it në Slloveni, Kryeministri Edi Rama ritheksoi përkushtimin e Shqipërisë ndaj procesit të integrimit evropian, duke e cilësuar vendin si një “ndjekës besnik” të Bashkimit Evropian.
“Kur vjen puna që ta ndjekim Evropën, ne jemi ndjekës besnikë. Nuk jemi lëkundur dhe as vënë në dyshim, sepse kur vjen fjala për besnikërinë jemi të verbër,” deklaroi Rama gjatë fjalës së tij në panel.
Ai shtoi se Shqipëria, ndryshe nga vendet anëtare të BE-së, nuk ka shumë për të humbur kur kritikon Brukselin, por megjithatë mbetet e përkushtuar ndaj procesit të integrimit. “Kemi ide të qarta mbi madhësinë, peshën dhe sfidat tona si evropianë. Duam të jemi të lirë dhe të shprehemi lirisht, por kur vjen puna që ta ndjekim Evropën, ne jemi ndjekës besnikë,” tha kryeministri.
Duke folur mbi rolin e shtetit në ekonomi, Rama theksoi se në Ballkan nuk ekziston një traditë e një “shteti sipërmarrës”, si në SHBA apo vendet e BE-së. “Në thelb ne kërkojmë më shumë para nga buxheti,” theksoi ai.