Rama ndan pamje nga Konferenca Shqipëri-BE: “Një ditë e bukur për Shqipërinë 2030 në BE”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Konferenca e katërt ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, e mbajtur së fundmi në Luksemburg.
Të shoqëruara me tingujt e këngës “Get Ready”, Rama e ka nisur ditën me një mesazh optimist:
“MIRËMËNGJES dhe me momentet e një dite të bukur për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj t’ia kaloni sa më mirë sot.”
Kjo konferencë vjen një ditë pas hapjes së grupkapitullit të radhës “Tregu i Brendshëm”, një hap i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të vendit në BE.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Komisionerja për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, theksoi se synimi është që brenda vitit 2025 të hapen të gjithë grupkapitujt negociues.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama, i cili e ka cilësuar këtë zhvillim si një hap përpara drejt ëndrrës evropiane të Shqipërisë.