KryesoreLajme
Kryesore

Rama ironizon Alizotin dhe Qypin: Çyrikë që pinë ujë kënete dhe bërtasin kundër nesh

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka ironizuar nga Kuçova deklaratat e drejtuesit politik të Elbasanit, Tomor Alizoti, dhe kreut të PD-së në Belsh, Bedri Qypi.

Rama ka thënë se po qeshte me videon kur Alizoti thoshte se “do ju ha të gjallë”, duke shtuar se, kur dëgjonte fjalë të tilla, kujtonte për çfarë e përdorte fjalën “çyryk”.

“Po shihnim, kur po vinim me Ervinin, një video dhe po qeshnim. Mua ai më kujton Ludovikun, një personazh të filmave shqiptarë. Të kujtohet, me xhaketë me kuadrata? Edhe kështu i them unë atij Alizotit, edhe shikoj unë Ludovikun që bërtiste: ‘Do t’ju hamë të gjallë’. Tani, çfarë quhet ky? Ky quhet çyryk. Ishte një tjetër që thoshte se nën këtë qeveri kanë ikur 1 milion lekë. Donte të thoshte 1 milion njerëz. Ata thonë se janë njisha, po janë vërtet, por në atë sensin që po diskutojmë këtu. Njëri më jashtë loje se tjetri, njëri më i lodhur se tjetri. Çohen në mëngjes dhe pinë ujë kënete dhe nxjerrin stërkala kundër nesh. Kjo nuk është personale, kjo është politike. Kush nuk i thotë vetes çyryk, le të vijë të na e tregojë dhe të votojë pesën.”-tha Rama.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button