KryesoreLajme
Kryesore

Rama distancohet publikisht nga Balluku në Fier mes akuzave për korrupsion – Bardhi ironizon: E pret burgu

Kryeministri Edi Rama ka distancuar publikisht zv. kryeministren Belinda Balluku në mes të qytetit të Fierit. Ndërsa janë me dhjetëra afera korruptive ku Balluku akuzohet se është e përfshirë, kryeministri Edi Rama e ka distancuar atë nga vetja teksa bën fushatë në Fier. Akti u bë në mes të publikut, e kryeministri nuk druhet as tja kërkojë largimin me shenja dore e gjeste. Pas këtij akti ka reaguar drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në Fier, gazmend Bardhi, i cili ka ironizuar Ballukun se e pret burgu. Në kulm të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama ka nisur distancimin nga bashkëpunëtorja e tij e Radhës, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Për këtë të fundit janë me dhjetëra dosje aferash korruptive në SPAK, çka mund të jenë shkak që Edi Rama pasi e përdori ka nisur të tregojë edhe shenjat e distancimit nga Balluku. Një sinjal distancimi është dhënë në qytetin e Fierit, ku në pamje duket kryeministri Edi Rama që ecën në qytet, dhe prania e Belinda Ballukut në krah e ka bezdisur, duke kërkuar largimin e saj.

Menjëherë pas këtij akti ka reaguar edhe drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun Fier. Me anë të një statusi në Facebook, Bardhi ka ironizuar Ballukun, se qelitë e burgut të grave janë duke e pritur.

Kur s’të do as shefi afër, keq shumë janë punët. S’vjen braktisja as me dajre, as me DJ Belinda! Burgun e Fierit afër e ke, shko pyeti shokët si u ndodhi, që të përgatitesh shpirtërisht të paktën për rrugëtimin drejt Pojskës!

Pas këtij gjesti, Rama dhe Balluku kishin planifikuar një takim në qytetin e fierit për të folur për sektorin energjetik, një sektor ku disa prej drejtorëve të Belinda Ballukut janë gjetur në afera dhe me skemën “5B” kanë kanalizuar paratë e tenderave në xhepat e tyre apo të familjarëve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button