
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez, Emanuel Macron, të shoqëruar edhe nga stafet e tyre përkatëse, në mbarim të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kanë zhvilluar në mbrëmje edhe një vizitë te Piramida e Tiranës. Shkolla e pranishme në 31 shtete, tashmë edhe në Shqipëri, e dedikuar drejt botës së teknologjisë. Nënshkruhet edhe marrëveshja e inovacionit mes dy vendeve.
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez, Emanuel Macron, të shoqëruar edhe nga stafet e tyre përkatëse, në mbarim të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kanë zhvilluar në mbrëmje edhe një vizitë te Piramida e Tiranës.
“Për ti dhënë dritën jeshile “Ecole 42”, shkollës prestigjioze franceze të kodimit, e pranishme në 31 shtete, e tashmë edhe në Shqipëri, si një strukturë e dedikuar drejt botës së teknologjisë”, shkruan Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Kryeministri e shoqëroi presidentin francez në ambientet e brendshme dhe në hapësirën e shkollës franceze.
Presidenti Macron është njohur me projektin, qëllimin e tij, teksa ka biseduar nga afër me drejtuesit e shkollës dhe me studentët e tinj, duke mësuar edhe përshtypjet e tyre.
Pasi u takua me të gjithë studentët, presidenti francez kërkoi edhe realizimin e një fotografie të përbashkët kortezie dhe falenderimi, duke i përgëzuar për punën e deritanishme dhe uruar suksese të mëtejshme në këtë projekt.
Marrëveshja e bashkëpunimit mes dy vendeve, e nënshkruar në fund nga dy ministrat përfaqësues, Blendi Gonxhja për Shqipërinë, si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe ministrja e deleguar franceze për Inteligjencën dhe Teknologjinë.
Ata nënshkruan së bashku “marrëveshjen e bashkëpunimit për inovacionin” mes dy shteteve respektive Francë-Shqipëri.