
Në fund të fjalës së tij, kryeministri ka bërë batuta edhe për kryetarin e Bashkisë së Korfuzit, duke e përshëndetur në gjuhën greke. Rama, mes batutash, tha se Korfuzi për të mban numrin 1, kurse kur erdhi radha te Athina, kreu i qeverisë bëri një gjest ironizues.
Në një atmosferë ndryshe dhe me praninë e pushuesve të shumtë vendas e të huaj, Kryeministri Edi Rama ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror në brigjet e Jonit, në Himarë, i shoqëruar nga kryebashkiaku Vangjel Tavo. Rama ka hequr kapelen e fushatës për të ndjekur eventin dhe është veshur me kostumin e kryeministrit, duke e theksuar në fillim të fjalës së tij në çeljen e sezonit.
Rama e ka nisur me batuta, duke folur për kujdesin që, sipas tij, ka kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo, që i vjen nga origjina e vendlindjes së tij, Gjirokastra.
“E patë vetë ju sa fort e kishte lidhur atë fjalimin te dosja. Aq fort e kishte lidhur sa nuk shkëpuste dot fletët nga njëra-tjetra, se do t’i kontrollojë gjithë gjërat, se vjen nga një territor tjetër. Aty ku thonë që edhe ato dhomat për zairet, ato pjesët e gurta, janë shpikur për të mos vënë frigorifer, sepse nuk dihet a harxhon drita frigoriferi kur rri i mbyllur.”-tha Rama.
Në fund të fjalës së tij, kryeministri ka bërë batuta edhe për kryetarin e Bashkisë së Korfuzit, duke e përshëndetur në gjuhën greke. Rama, mes batutash, tha se Korfuzi për të mban numrin 1, kurse kur erdhi radha te Athina, kreu i qeverisë bëri një gjest ironizues.
“Efkaristo parapoli, deri këtu jam unë. Se di dhe një ‘s’agapo’ tjetër, po s’duhet të ta them ty se nuk shkon. S’agapo poli Korfuzi, Korfuzi number one. Athina hë hë. (bën një gjest me duar)” – tha Rama.