
Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar sulmet me tone ironike ndaj Sali Berishës. Ai e ka cilësuar atë si “bufin e kënetës”, që po ha ata që ka në parti.
‘Bufi thotë po mbledh gratë për ti ndarë nga burrat, po ne sa më shumë burra mblodhëm më shumë gra po na vijnë. Shihni na janë shtuar më shumë burrat se herët e kaluara apo jo. Po, sepse i sollën gratë. Këta që qajnë hallin se unë po bullizojë shpendët, satira dhe karikatura janë forma më e lartë e komunikimit. Kur unë të krahasojë me një shpendë që rri në krye të kënetës u bullizove, unë them dhe bëjë atë që shoh, unë nuk shoh një lider po një buf. Tani ka filluar një stil tjetër, bufi rri dhe ha miletin e vet, ha ata që ka aty krimba, zhapa dhe bretkosa.
E keni parë atë kënetën e tyre, njerëzit që vijnë atje për takime i lënë në diell dhe ai rri në një çadër. Ai edhe ato në primare i hëngri, s’janë më. Dash Sulën gjel detin e Peqinit, fitoi primaret nuk e sheh fare. Atë nuk e ha dot bufi se është gjel. Bufi nuk do njerëz me personalitet. Nuk do insekte që mund të bëhen flutura. Bufi do llumin që e mban lidh pas vetes dhe që ushqen gjithë dynjanë sa herë del në rrugë’, tha ai.
Gjatë takimit me banorët e Lezhës ai u shpreh se e dalloi se kush ishte kryedemokrati që në ditën e parë që e pa tek Qytet Studenti.
‘Bufit ia kam ndjerë erën që sapo e kam pa, ditën e parë tek Qyteti Studenti, komunist me pardesy të bardhë me tesën e Parisë së Punës në xhep që thoshte se shkodranët janë huliganë dhe shoku Ramiz Alia është presidenti ynë. Thashë ky është lemeri, ika, s’shkoja unë për bufin, por ama s’mund të votoja për askënd tjetër, i hapa rrugën opsionit të forcës, ishte ajo rruga, duhej nda historia. Kështu dhe në 11 maj, demokratët që duan nesër kur t’i japin pasaportën fëmijëve të thonë ta ka dhën nëna dhe baba, kaq shumë e kemi dasht pasaportën sa kemi votu për një maskara si Edi Rama’, tha Rama.