Kosova
Radhë të gjata në pikat kufitare, deri në 3 orë pritje në Merdarë

Pritjet në pikat kufitare të Kosovës sot kanë filluar të ndodhin kryesisht në dalje, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.
Sipas të dhënave zyrtare, në pikën kufitare të Merdarës pritjet arrijnë deri në tre orë. Në Dheu i Bardhë dhe Jarinje, pritjet janë më të shkurtra, rreth 20 minuta, ndërsa në Mutivodë udhëtarët presin rreth dhjetë minuta.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh këto vonesa.