Lajme

Qytetarët reagojnë ndaj deklaratave të Edi Ramës: Mbështetje për PD dhe kërkesa për përshtatje të zarfëve të votës

Një qytetar nga Dibra ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, të cilat ai i konsideron ofenduese për qytetarët. Pas fjalëve të Ramës, ku ai përdori termin “qyryk” për të përshkruar një grup qytetarësh, qytetari dibran i ka dërguar një mesazh të qartë atij dhe qeverisë, duke shprehur mbështetje për Partinë Demokratike.

Në një videomesazh drejtuar redaksisë së Syri TV, qytetari shprehet se tashmë vota e diasporës do të jetë përgjigjja e merituar për këtë lloj ofendimi. Ai thekson se dibranët dhe qytetarët e tjerë të ofenduar do t’i japin “dënimin e merituar” kësaj qeverie përmes votës së tyre në zgjedhjet e ardhshme.

“Po i dërgoj një mesazh atij zotërisë, meqë ne dibranët na quajti ‘qyryk’, ja ku e kam mesazhin (tregon zarfet)… Uroj të jetë mirë, sepse ne jemi qyryk dhe të tjerët i përkasin spektrit autik. Po i dërgoj mesazh, mos të ndihet qyryk… Më iku autobusi nga Dibra,” shprehet qytetari.

Ky mesazh pason një valë reagimesh nga qytetarët të cilët kërkojnë respekt dhe trajtim të barabartë, duke i bërë thirrje qeverisë që të marrë parasysh mendimet dhe shqetësimet e popullatës, duke theksuar se ardhmëria e vendit duhet të ndërtohet mbi respektin dhe dinjitetin e qytetarëve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button