Lajme

Qytetarë nga Kosova ushtrojnë të drejtën e votës në Kukës – mes tyre edhe Qazim Hoti nga Gjakova

Në qarkun e Kukësit, të drejtën për të votuar në zgjedhjet vendore po e ushtrojnë edhe qytetarë nga Kosova të cilët janë pajisur me shtetësi shqiptare. Njëri prej tyre është Qazim Hoti, 28 vjeç, nga Gjakova, i cili votoi në qytetin e Krumës, në qendrën e votimit pranë Pallatit të Kulturës.

Qazimi, i diplomuar për Jurisprudencë, aktualisht punon si fotograf privat. Ai ka marrë shtetësinë shqiptare para dy vitesh dhe thekson se vota është një e drejtë e garantuar me ligj.

“Erdha për të votuar, është e drejta ime. Ligjërisht kam të drejtë. Votova për të mos u larguar të rinjtë, që të qëndrojnë në vendin e tyre,” deklaroi ai për A2 CNN.

Pjesëmarrja e qytetarëve me origjinë nga Kosova në procesin zgjedhor në Shqipëri shihet si një dëshmi e bashkëpunimit dhe afrimit ndërmjet dy vendeve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button