
Sipas Qorit, Rama vështirë se do të mund t’u tregojë pensionistëve apo punëtorëve përrallën me bufin Berisha të cilën ua tregoi gjatë fushatës elektorale dhe do të duhet të përballet me realitetin që ka krijuar.
Duke i konsideruar zgjedhjet e 11 majit “ekstremisht të pabarabarta”, kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe deputeti i ardhshëm Redi Muçi deklaruan të enjten në një konferencë për shtyp se beteja e tyre sapo ka filluar dhe se ata kishin bindjen se qytetarët do të gjejnë forcën të kundërshtojnë atë që e cilësuan si klimë frike dhe presionesh të organizuara nga qeveria.
“Të gjithë ne jemi dëshmitarë të presioneve të panumërta që partia në pushtet i ka bërë nëpunësve të administratës, bizneseve të vogla, e kemi ndjerë këtë sa herë kemi shkuar për të takuar qytetarët”,- deklaroi Qori.
“Shqipëria pas 11 majit në shumë aspekte gdhihet e zymtë”,- tha Qori ndërsa citoi disa vargje të njohura të Fan Nolit që flasin për “tiranin që kërrusi atdhenë”.